Futboll ndërkombëtar

“Nuk luan ndaj Kamerunit”, jo vetëm Neymar, Brazili humbet një tjetër titullar

“Nuk luan ndaj Kamerunit”, jo vetëm Neymar, Brazili humbet një tjetër titullar

Brazili siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Katar 2022 pas suksesit minimal 1-0 ndaj Zvicrës, përballje ku Alex Sandro pësoi një dëmtim. Mbrojtësi i majtë i Juventusit, i cili në Botëror po bën shumë mirë ndryshe nga performancat me bardhezinjtë italianë, do të mungojë në takimin e fundit në grup ndaj Kamerunit. Lajmin e

Besnik Batusha

Brazili siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Katar 2022 pas suksesit minimal 1-0 ndaj Zvicrës, përballje ku Alex Sandro pësoi një dëmtim. Mbrojtësi i majtë i Juventusit, i cili në Botëror po bën shumë mirë ndryshe nga performancat me bardhezinjtë italianë, do të mungojë në takimin e fundit në grup ndaj Kamerunit.

Lajmin e ka dhënë mjeku i pesë herë kampionëve të botës, Rodrigo Lasmar, i cili foli rreth situatës së 31-vjeçarit. Anësori la fushën e lojës në minutën e 86’ në takimin Brazil-Zvicër. “Alex Sandro ndjen dhimbje në kofshën e majtë.

Ai zhvilloi sot një rezonancë magnetike, që konfirmoi tërheqjen muskulore. Alex do e ketë të pamundur të luajë ndaj Kamerunit, ai po trajtohet me kujdes për të qenë sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Tite”, deklaroi mjeku brazilian.

Lasmar konfirmoi edhe mungesën e Neymar në takimin ndaj Kamerunit (2 dhjetor). Sulmuesi kryesor dëmtoi kaviljen në fitoren 2-0 ndaj Serbisë dhe mjeku i kombëtares “Seleçao” nuk specifikoi se kur 30-vjeçari do të rikthehet në fushë.

BraziliNeymar

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions