Futboll ndërkombëtar

Ronaldo e festoi golin që iu regjistrua Brunos, për një çast u besua se ai vendosi një rekord të ri

Ronaldo e festoi golin që iu regjistrua Brunos, për një çast u besua se ai vendosi një rekord të ri

Cristiano Ronaldo për një çast mendoi se ishte bërë bashkë-golashënuesi më i mirë i Portugalisë në Kampionate Botërore gjatë ndeshjes ndaj Uruguait. Pas një harkimi të Bruno Fernandes në pjesën e dytë, superylli i futbollit kërceu për ta goditur me kokë dhe topi u ndal në rrjetë. Fillimisht, goli u regjistrua në emër të tij,

Besnik Batusha

Cristiano Ronaldo për një çast mendoi se ishte bërë bashkë-golashënuesi më i mirë i Portugalisë në Kampionate Botërore gjatë ndeshjes ndaj Uruguait.

Pas një harkimi të Bruno Fernandes në pjesën e dytë, superylli i futbollit kërceu për ta goditur me kokë dhe topi u ndal në rrjetë.

Fillimisht, goli u regjistrua në emër të tij, mirëpo xhirimet treguan se 37-vjeçari nuk e kishte prekur topin.

Po të kishte shënuar Ronaldo, atëherë do ta barazonte rekordin e Eusebios (nëntë gola) për më shumë gola në Kampionatet Botërore.

That hasn’t even touched his head! That is @B_Fernandes8 goal. @FIFAWorldCup #PORURU pic.twitter.com/yk8BiYffMt

— Shayne (@xShaynee_) November 28, 2022

Sidoqoftë ai ka qëndruar në tetë gola, duke qenë se FIFA vendosi që golin t’ia regjistronte mesfushorit të Manchester Unitedit.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions