Ronaldo për Fergusonin: Ai është në anën time

Cristiano Ronaldo ka folur edhe për trajnerin legjendar të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, në intervistën e bujshme. Ferguson e Ronaldo kanë pasur vazhdimisht raporte shumë të mira. “Nuk kam folur me të rreth një muaj, por ajo gjithnjë është në anën time. Gjithnjë më kupton. Ai e di këtë, e di më mirë se
Cristiano Ronaldo ka folur edhe për trajnerin legjendar të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, në intervistën e bujshme.
Ferguson e Ronaldo kanë pasur vazhdimisht raporte shumë të mira.
“Nuk kam folur me të rreth një muaj, por ajo gjithnjë është në anën time. Gjithnjë më kupton. Ai e di këtë, e di më mirë se çdokush që klubi nuk është në rrugën që meriton të jetë. E di. Të gjithë e dinë. Njerëzit që nuk e shohin këtë, nuk duan ta shohin. Janë të verbëruar. Tifozët, ata janë gjithnjë përgjigjja dhe pasioni për lojë. Manchesteri u takon tifozëve, por ata duhet ta dinë të vërtetën”, ka thënë Ronaldo.



