Futboll ndërkombëtar

Rui Costa: Në vitin 2004, Ronaldo ishte një fëmijë i lumtur por e dinim se çfarë “bishe” do të bëhej

Rui Costa: Në vitin 2004, Ronaldo ishte një fëmijë i lumtur por e dinim se çfarë “bishe” do të bëhej

Manuel Rui Costa është kthyer prapa në kohë, duke e kujtuar Cristiano Ronaldon në fillimet e tij të karrierës profesioniste. Ish-futbollisti portugez insiston se ai me shokë e dinin qysh në atë kohë se në çfarë niveli do të arrinte “CR7”. “Ishte në kompeticionin e tij të parë me Kombëtaren në vitin 2004, ishte e

Besnik Batusha

Manuel Rui Costa është kthyer prapa në kohë, duke e kujtuar Cristiano Ronaldon në fillimet e tij të karrierës profesioniste.

Ish-futbollisti portugez insiston se ai me shokë e dinin qysh në atë kohë se në çfarë niveli do të arrinte “CR7”.

“Ishte në kompeticionin e tij të parë me Kombëtaren në vitin 2004, ishte e fundit e imja, ose e parafundit. Ishte një ndryshim e sipër i gjeneratës. Ai ishte një fëmijë mjaft i lumtur, i cili bënte stërvisje dhe ushtrimet që askush s’i bënte. Ne ia çanim kokën çdo ditë duke i treguar se si të luante sa më thjeshtë të ishte e mundur”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Fiorentinës dhe Milanit.

“Por, kur mbeteshim vetëm ne më të vjetrit, thoshim: ‘ky është lojtari më i mirë në botë’. E kishim kuptuar që atëherë se çfarë njeriu ‘monstrum’ ishte ai dhe po e shihni, ka arritur ku ka arritur”, përfundoi ish-mesfushori kreativ, Rui Costa. 

RonaldoRui Costa

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions