Futboll ndërkombëtar

Sa para marrin klubet e futbollit për futbollistët e tyre që do të marrin pjesë në Kupën e Botës?

Sa para marrin klubet e futbollit për futbollistët e tyre që do të marrin pjesë në Kupën e Botës?

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te fillimi i Kupës së Botës, që është turneu më i madh për ekipet kombëtare. 32 ekipe pjesëmarrëse do të luftojnë për trofeun e çmuar të këtij turneu, që këtë vit do të mbahet në Katar. Klubet e futbollit mund të kenë frikën e lëndimeve të futbollistëve të

Besnik Batusha

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te fillimi i Kupës së Botës, që është turneu më i madh për ekipet kombëtare.

32 ekipe pjesëmarrëse do të luftojnë për trofeun e çmuar të këtij turneu, që këtë vit do të mbahet në Katar.

Klubet e futbollit mund të kenë frikën e lëndimeve të futbollistëve të tyre, megjithatë edhe do të përfitojnë financiarisht. Fjala është për skuadrat që kanë futbollistë pjesëmarrës në Kupën e Botës.

Çdo klub merr para në bazë të numrit të përfaqësuesve që ka në Katar. 

Sipas “Marca”, çdo klub merr 10,220 euro në ditë për çdo lojtar që është në Kupën e Botës, pavarësisht nëse ata luajnë ose jo. 

Kjo vlen për çdo ditë që futbollistët e klubeve përkatëse janë ende në garë. Kombëtaret mund të luajnë maksimumi deri në 7 ndeshje.

Kësisoj, Bayern Munichi, Barcelona dhe Manchester City, janë klubet që mund të përfitojnë më së shumti financiarisht, pasi kanë më së shumti futbollistë pjesëmarrës në Kupën e Botës “Katar 2022”. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions