Sporte tjera

Shkaku i një infeksioni, Ilir Latifi suspendohet nga UFC

Shkaku i një infeksioni, Ilir Latifi suspendohet nga UFC

Luftëtari i arteve të përziera marciale, shqiptari Ilir Latifi është suspenduar për tre muaj Ylli i UFC, shqiptari Ilir Latifi është suspenduar për shkak se nuk ka zbuluar një infeksion të lëkurës, që është kërcënues për jetën, kanë thënë mjekët. Latifi mposhti Aleksei Oleinik me vendim unanim në kafazin e UFC Vegas 61 në tetor.

Besnik Batusha

Luftëtari i arteve të përziera marciale, shqiptari Ilir Latifi është suspenduar për tre muaj 

Ylli i UFC, shqiptari Ilir Latifi është suspenduar për shkak se nuk ka zbuluar një infeksion të lëkurës, që është kërcënues për jetën, kanë thënë mjekët. 

Latifi mposhti Aleksei Oleinik me vendim unanim në kafazin e UFC Vegas 61 në tetor. Pas luftës, ai pranoi që kishte një infeksion në lëkurë por që nuk e kishte informuar trajnerin e tij përpara meçit. 

“E shihni, madje edhe këtë javë këmba e ime është e ënjtur, nuk i kam treguar trajnerit tim por jam infektuar me stafilokokë para dy dite”, tha Latifi. 

“Është një sport i mahnitshëm, por margjinat për fitore janë të vogla. Kështu që punova shumë për këtë gjë deri në ditën e fundit”.

“Sot kur u zgjova, këmbë ime ishte ënjtur dhe ishte sikurse ‘nuk mund ta shtyjë ndeshjen përsëri’ prandaj duhej të luftoja me ethe dhe infeksion të stafilokokut, kjo është pjesë e të qenit luftëtarë”. 

Pas kësaj deklarate Latifi është suspenduar nga Komisioni Atletik i Nevadës, pasi që ai nuk e ka raportuar së vuan nga infeksioni i stafilokokut, një sëmundje që mund të këtë efekte fatale për jetën e dikujt tjetër. 

Kjo do të thotë që Latifi, i cili përpos që do të paguajë edhe një dënim prej 350 eurosh, nuk do të mund të luftojë më në kafaz deri në vitin 2023. /

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë