Tifozët në Katar mbajnë fotografi të Ozilit duke e kritikuar Gjermaninë për hipokrizi

Një grup tifozësh kanë mbajtur fotografi të Mesut Ozilit gjatë ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjës në Kampionatin Botëror, në një përpjekje për të nxjerrë në pah hipokrizinë e perceptuar pas protestës kundër diskriminimit të Die Manschaft në sfidën kundër Japonisë. Para humbjes befasuese në ndeshjen e parë grupore, lojtarët e Hansi Flick e kishin mbuluar
Një grup tifozësh kanë mbajtur fotografi të Mesut Ozilit gjatë ndeshjes ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjës në Kampionatin Botëror, në një përpjekje për të nxjerrë në pah hipokrizinë e perceptuar pas protestës kundër diskriminimit të Die Manschaft në sfidën kundër Japonisë.
Para humbjes befasuese në ndeshjen e parë grupore, lojtarët e Hansi Flick e kishin mbuluar gojën si shenjë proteste për vendimin e FIFA-s për të ndaluar shiritin e kapitenit të OneLove.
Organi drejtues i futbollit botëror kërcënoi se do t’u jepte sanksione kapitenëve nëse do të mbanin shiritin e projektuar për të vepruar si një simbol kundër ligjeve anti-LGBTQ në Katar.
Gjermania vendosi të mos kryente një gjest të ngjashëm përpara ndeshjes së të dielës ndaj Spanjës, në të cilën luajti baras.
Porse gjatë takimit, tifozët në stadium u panë duke mbajtur fotografi të ish-mesfushorit të Gjermanisë, Mesut Ozil, i cili u tërhoq në mënyrë sensacionale nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2018 duke u shprehur kundër racizmit brenda Federatës Gjermane të Futbollit.
— محمد الكعبي (@Qatari) November 27, 2022



