Futboll ndërkombëtar

Tifozi e qet në shitje topin që përfundoi në ballkonin e banesës nga gjuajtja e Valverdes, ky është çmimi i tij

Tifozi e qet në shitje topin që përfundoi në ballkonin e banesës nga gjuajtja e Valverdes, ky është çmimi i tij

Mesfushori i Real Madridit e dërgoi topin në ballkonin e një banese afër stadiumit “Estadio de Vallecas” në ndeshjen e mbrëmshme të “Los Blancos” ndaj Rayo Vallecanos vendëse. Në një video që qarkulloi sot gjatë ditës nëpër rrjetet sociale shihet mesfushori kualitativ duke gjuajtur fuqishëm dhe topi përfundoi në ballkonin e një banese në një

Besnik Batusha

Mesfushori i Real Madridit e dërgoi topin në ballkonin e një banese afër stadiumit “Estadio de Vallecas” në ndeshjen e mbrëmshme të “Los Blancos” ndaj Rayo Vallecanos vendëse.

Në një video që qarkulloi sot gjatë ditës nëpër rrjetet sociale shihet mesfushori kualitativ duke gjuajtur fuqishëm dhe topi përfundoi në ballkonin e një banese në një ndërtesë përballë stadiumit.

Sipas mediave spanjolle, çmimi i topit të La Ligas, i cili u përdor në ndeshjen Rayo Vallecano – Real Madrid kushton 200 euro.

Goooool en el balcón del vecinoooo pic.twitter.com/lAuyEswWO6

— carracuki (@carracuki) November 7, 2022

Tifozi e ka vendosur në shitje “online” topin.

“Fede Valverde e goditi këtë top drejt shtëpisë sime. Është paksa i gërvishtur që e qëlloi shtëpinë, por mund të përdoret”, ka shkruar tifozi spanjoll.

Mbetet të shihet nëse do të ketë tifozë të interesuar për ta blerë këtë top të veçantë.

Real MadridTopiValverde

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions