Sporte tjera

Trajneri i klubit kosovar e sulmon gjyqtaren, e gjuan me karrige dhe e kap për fyti

Trajneri i klubit kosovar e sulmon gjyqtaren, e gjuan me karrige dhe e kap për fyti

Me kërcënime, sharje e sulm fizik u përball gjyqtarja që po ndante drejtësinë në ndeshjen e basketbollit në mes të KB Sfera dhe KB Vëllaznimi e cila u zhvillua të shtunën në Skenderaj. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ka qenë trajneri i KB Sfera dyshohet se gjatë gjithë ndeshjes ka sharë e

Besnik Batusha

Me kërcënime, sharje e sulm fizik u përball gjyqtarja që po ndante drejtësinë në ndeshjen e basketbollit në mes të KB Sfera dhe KB Vëllaznimi e cila u zhvillua të shtunën në Skenderaj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ka qenë trajneri i KB Sfera dyshohet se gjatë gjithë ndeshjes ka sharë e ofenduar me fjalë fyese gjyqtaren dhe të njëjtën e ka gjuajtur me karrige.

Të njëjtat burime njoftojnë se sjelljet e papranueshme të trajnerit kanë përfunduar edhe pasi ka përfunduar ndeshja, pasi ai dyshohet se ka pritur jashtë palestrës viktimën dhe të njëjtën e sulmuar fizikisht duke e kapur për fyti e duke e kërcënuar se do t’ia presë kokën nëse hyn në sallë.

Përballë kësaj situate, tejet e shqetësuar dhe e frikësuar, gjyqtarja ka denoncuar rastin në Polici dy ditë më vonë, ku ka deklaruar se motivi që dyshohet se shtyu të dyshuarin të bëjë këtë veprim, është një faull të cilin ia ka dhënë ekipit të KB Sfera.

I dyshuari nuk është arritur që të arrestohet ende, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Sulm’ dhe ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

KB SferaKB Vëllaznimi

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë