Futboll ndërkombëtar

Tunizia mund Francën, por s’i mjafton të kualifikohet në fazën “nokaut”

Tunizia mund Francën, por s’i mjafton të kualifikohet në fazën “nokaut”

Kombëtarja e Tunizisë ka marrë një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj në Kupën e Botës kundër Francës, por e cila ishte e pavlefshme, për faktin se nuk kanë arritur të kualifikohen në fazën tjetër. Tunizia triumfoi 1:0 kundër Francës në “Education City Stadium”. Khazri realizoi golin e vetëm të tunizianëve në

Besnik Batusha

Kombëtarja e Tunizisë ka marrë një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj në Kupën e Botës kundër Francës, por e cila ishte e pavlefshme, për faktin se nuk kanë arritur të kualifikohen në fazën tjetër.

Tunizia triumfoi 1:0 kundër Francës në “Education City Stadium”.

Khazri realizoi golin e vetëm të tunizianëve në minutën e 58-të të përballjes.

Tunizia nuk arriti të siguronte biletën për kualifikim për shkak të fitores së Australisë kundër Danimarkës me rezultat identik të njëjtë.

Kësisoj, nga Grupi D, Franca kualifikohet si lidere dhe Australia nga pozita e dytë, dyjat me nga gjashtë pikë.

E treta është Tunizia me katër pikë, kurse e fundit Danimarka me vetëm një pikë.

FrancaTunizia

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions