Uellsi pyet FIFA-n pse tifozëve iu hoqën kapelat me ngjyrë ylberi në Kupën e Botës

Federata e Futbollit të Uellsit thotë se i ka kërkuar FIFA-s sqarime në lidhje me raportet që disa tifozë uellsian u ndaluan të merrnin kapele me ngjyrë ylberi në një stadium të Kupës së Botës. Federata e Uellsit tha se ishte e përfshirë në krijimin e kapelave që tifozët t’i mbanin në Katar, duke filluar
Federata e Futbollit të Uellsit thotë se i ka kërkuar FIFA-s sqarime në lidhje me raportet që disa tifozë uellsian u ndaluan të merrnin kapele me ngjyrë ylberi në një stadium të Kupës së Botës.
Federata e Uellsit tha se ishte e përfshirë në krijimin e kapelave që tifozët t’i mbanin në Katar, duke filluar kundër SHBA-së, të hënën.
Imazhet e ylberit, një simbol i të drejtave të LGBTQ, janë të diskutueshme në një vend radikal si Katari.
Tifozëve dhe disa anëtarëve të stafit “iu kërkua të hiqnin dhe të hidhnin kapelat e tyre ‘Rainbow Wall’ përpara hyrjes në stadiumin ‘Ahmad Bin Ali’”, tha federata e Uellsit në një deklaratë të martën, duke shtuar se ishte “jashtëzakonisht e zhgënjyer” me këtë veprim.
“Federata ka mbledhur informacione për këto incidente të supozuara dhe do ta trajtojë këtë çështje drejtpërdrejt me FIFA-n”, thuhet në deklaratë.



