Futboll ndërkombëtar

VIDEO/ Efekti bashkues i futbollit, fansat iranianë të ekzaltuar festojnë me gazetarin izraelit

VIDEO/ Efekti bashkues i futbollit, fansat iranianë të ekzaltuar festojnë me gazetarin izraelit

Turma e ekzaltuar e tifozëve iranianë e festoi fitoren 2-0 ndaj Uellsit me një gazetar izraelit, që ishte në transmetim “live”. Ultrasit e Iranit madje e ngritën peshë gazetarin Uri Levy, diçka e pazakontë mes qytetarëve të dy vendeve. Izraelitët në Kupën e Botës në Katar deri më tani janë pritur ftohtë. Videot në mediat

Besnik Batusha

Turma e ekzaltuar e tifozëve iranianë e festoi fitoren 2-0 ndaj Uellsit me një gazetar izraelit, që ishte në transmetim “live”. Ultrasit e Iranit madje e ngritën peshë gazetarin Uri Levy, diçka e pazakontë mes qytetarëve të dy vendeve.

Izraelitët në Kupën e Botës në Katar deri më tani janë pritur ftohtë. Videot në mediat sociale kanë treguar tifozë arabë të futbollit nga vende të tilla si Libani, Tunizia dhe Algjeria, që u shmangen gazetarëve izraelitë që përpiqen t’i intervistojnë.

“Është Lindja e Mesme, është e pamundur të përshkruash atë që po ndodh, mund ta urresh ose ta duash, por nuk ka asgjë si ajo që po ndodh tani, është e papërshkrueshme”, – tha Levy.

Dhjetëra tifozë iu afruan Levy-t duke vendosur shenjën e paqes dhe kapele dhe syze dielli me flamurin iranian në kokë.

EfektiIraniIzraeliVideo

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions