Futboll ndërkombëtar

Achraf Hakimi i Marokut: Nga ‘momentet e vështira’ tek ylli në Kampionatin Botëror

Achraf Hakimi i Marokut: Nga ‘momentet e vështira’ tek ylli në Kampionatin Botëror

Pasi Maroku dhe Spanja luajtën 120 minuta pa gola në ndeshjen e eliminimit direkt të Kupës së Botës 2022, mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ishte në radhë të ekzekutonte një penallti, një goditje që mund të rishkruajë historinë e futbollit të Marokut. Me nervat e një kombi të tërë – edhe të

Besnik Batusha

Pasi Maroku dhe Spanja luajtën 120 minuta pa gola në ndeshjen e eliminimit direkt të Kupës së Botës 2022, mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ishte në radhë të ekzekutonte një penallti, një goditje që mund të rishkruajë historinë e futbollit të Marokut.

Me nervat e një kombi të tërë – edhe të tifozëve neutralë, Hakimi u ngrit, gjuajti, dërgoi portierin e Spanjës, Unai Simon në njërën anë, për të lëshuar një Panenka të ekzekutuar në mënyrë perfekte.

Ishte një goditje legjendare që e bëri ndryshimin e përhershëm të futbollit maroken.

Hakimi, rritja në kulturën marokene  

Për Hakimin e lindur në Madrid, rruga për në majë ka qenë e gjatë, ngritje dhe zbritje.

Ai u promovua si një yll i mundshëm që në moshë shumë të re dhe u zbulua nga Real Madrid. Por edhe pse Hakimi iu bashkua klubit më të suksesshëm të Evropës në moshën 8-vjeçare, atij iu desh të punojë shumë.

Ashtu si 800,000 të tjerë, Hakimi është pjesë e diasporës së rëndësishme marokene në Spanjë. Ai u rrit në një familje me të ardhura të ulëta në periferinë industriale të Madridit, Getafe. Udhëtimi i përditshëm në akademinë Castilla të Real Madridit e ekspozoi atë ndaj standardeve shumë më të larta të jetesës, megjithatë ai ende e përshkruan fëmijërinë e tij si “të lumtur” me disa “momente të vështira”.

Nëna ime ishte një pastruese dhe babai im ishte një shitës ambulant. Ata dhanë jetën për mua. Ata hoqën shumë gjëra nga vëllezërit e motrat e mia që të kisha sukses. Sot luaj për ta”, kishte thënë ai në programin televiziv spanjoll, El Chiringuito.

Pikërisht në këtë kohë, adoleshenti Hakimi filloi të tregonte shfaqje të shkëlqyera në Ligën e të rinjve të UEFA-s që e katapultoi atë në famë.

Gjatë kësaj kohe ai ra në sy të Federatës Mbretërore të Futbollit Maroken.

Për shkak se diaspora marokene në të gjithë Evropën që është kaq e madhe, ka talente në të gjithë Spanjën, Belgjikën, Francën dhe Holandën që Federata punon me skautët për të zbuluar dhe bindur që të luajnë për Marokun.

HakimMaroko

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions