“Ai iku, por magjia e tij mbeti“, reagimi emocionues i Neymarit për Pelenë: I dhe zë të varfërve, e ktheve futbollin në art

Pele është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 82-vjeçare. Pas Maradonës, futbolli humbi sot një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Një nga ata lojtarë që kanë shkruar historinë e që për vite e dekada me radhë kanë shërbyer si shembull frymëzimi për sa e sa fëmijë e të rinj në
Pele është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 82-vjeçare. Pas Maradonës, futbolli humbi sot një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Një nga ata lojtarë që kanë shkruar historinë e që për vite e dekada me radhë kanë shërbyer si shembull frymëzimi për sa e sa fëmijë e të rinj në mbarë globin.
Ndarja nga jeta e Pelesë ka prekur edhe Neymarin, i cili ka reaguar pak minuta më parë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook“. Sulmuesi i PSG-së ka shkruar fjalë të ndjera dhe emocionuese për Pelenë, për të cilin shprehet se e ktheu futbollin në art. Për të Pele ishte më shumë se sa një futbollit, ishte zëri i shpresës për të gjithë popullin brazilian.
“Para Pelesë, 10-a ishte thjesht një numër. E kam lexuar këtë frazë dikur, në një pikë të jetës sime. Por kjo fjali e bukur është e papërfunduar. Unë do të thoja se përpara Pelesë, futbollit ishte vetëm një sport. Pele e ka ndryshuar të gjithin. Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim. I dha zë të varfërve, të zinjve dhe kryesorja, e bëri Brazilin të dukshëm. Futbolli dhe Brazili e kanë rritur statusin e tyre falë Mbretit. Ai ka ikur, por magjia e tij mbetet. Peleja do të jetë përgjithmonë“, ka shkruar Neymari në postimin e tij emocionues.



