Sporte tjera

Arrihet marrëveshja për supermeçin Fury – Usyk

Arrihet marrëveshja për supermeçin Fury – Usyk

Tyson Fury e Oleksandr Usyk janë pajtuar që të përballen mes vete vitin e ardhshëm, raporton “Sky Sports”. Do të jetë meç unifikues për të gjithë titujt e mëdhenj të botës në peshën e rëndë. Fury ka titullin WBC, ndërsa Usyk ka titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO. Bob Arum i Top Rank, kompanisë amerikane

Besnik Batusha

Tyson Fury e Oleksandr Usyk janë pajtuar që të përballen mes vete vitin e ardhshëm, raporton “Sky Sports”.

Do të jetë meç unifikues për të gjithë titujt e mëdhenj të botës në peshën e rëndë.

Fury ka titullin WBC, ndërsa Usyk ka titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Bob Arum i Top Rank, kompanisë amerikane që është bashkëpromotore e Furyt, ka njoftuar për “Sky Sports”, se as Fury e as Usyk nuk do të pranojnë oferta tjera para përballjes mes vete.

Fury e Usyk pritet të përballen nga muajt e parë të vitit të ardhshëm. Ka mbetur vetëm data e saktë dhe lokacioni për t’u finalizuar.

“Dy boksierët janë pajtuar që të përballen mes vete në meçet e tyre të radhës. Me Furyn dhe Usykun kemi të bëjmë me dy të pjekur. Usyk është shok i mirë i imi, shumë inteligjent dhe Tysoni është Superman, si sportist dhe si intelekt”, ka thënë Arum. “Ata duan meçin. Të dy duan të ndeshen, kështu që nuk do të ketë shumë dilema. Jam shumë optimist se do të realizojmë këtë. Siç kam thënë të dy boksierët janë pajtuar të ndeshen mes vete në meçet e radhës”.

Britania e Madhe dhe Lindja e Mesme janë destinacione për superpërballjen.

“Pyetja është vetëm data e saktë dhe vendi. Por, kjo luftë definitivisht do të ndodh dhe do të ndodh në katër muajt e parë të vitit të ardhshëm”, tha Arum.

Fury – UsykWBAWBO

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë