Futboll ndërkombëtar

Batistuta qan në studio pas triumfit të Argjentinës

Batistuta qan në studio pas triumfit të Argjentinës

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Gabriel Batistuta nuk është përmbajtur në një studio televizive pasi vendi i tij e fitoi titullin e botës, të dielën në Katar. Me t’u konfirmuar triumfi i Argjentinës ndaj Francës pas penalltive, Batistuta ishte tejet i emocionuar. Edhe pse ishte në studio televizive, Batistuta nuk arriti të përmbahet dhe shpërtheu në lot.

Besnik Batusha

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Gabriel Batistuta nuk është përmbajtur në një studio televizive pasi vendi i tij e fitoi titullin e botës, të dielën në Katar.

Me t’u konfirmuar triumfi i Argjentinës ndaj Francës pas penalltive, Batistuta ishte tejet i emocionuar. Edhe pse ishte në studio televizive, Batistuta nuk arriti të përmbahet dhe shpërtheu në lot.

Gabriel Batistuta couldn’t hold his tears pic.twitter.com/7BUZfi7jew

— FIFA | عبدالله (@abdulla_fifa10) December 18, 2022

“Është fantastike. Jam i lumtur për Messin, Argjentinën dhe gjithë vendim tim. Nuk po mundem të flas dhe me vjen shumë keq që jam kaq emocional”, tha Batistuta derisa fshinte lotët.

Argjentina ka pritur për këtë sukses në Kupën e Botës prej vitit 1986, ndërsa Batistuta ka insistuar se të gjithë donin që ky trofe të përfundonte në duart e Messit.

Batistuta ka luajtur për Argjentinën deri në vitin 2002, ku ka shënuar 56 gola në 78 paraqitje.

ArgjentinaBatistuta

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions