Futboll ndërkombëtar

Bayerni në garë për heroin e Kroacisë

Bayerni në garë për heroin e Kroacisë

Pas Juventusit edhe Bayern Munichu është futur në garë për portierin e Kroacisë, Dominik Livakoviqin. Portieri i Dinamo Zagrebit po shkëlqen në turneun e Katarit dhe falë pritjeve të tij, Kroacia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit. Në fakt, 27-vjeçari po llogaritet si kandidati kryesor për t’u shpallur portieri më i mirë i

Besnik Batusha

Pas Juventusit edhe Bayern Munichu është futur në garë për portierin e Kroacisë, Dominik Livakoviqin. Portieri i Dinamo Zagrebit po shkëlqen në turneun e Katarit dhe falë pritjeve të tij, Kroacia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit.

Në fakt, 27-vjeçari po llogaritet si kandidati kryesor për t’u shpallur portieri më i mirë i Kupës së Botës, ndërsa Bayerni po planifikon ofertën për transferimin e tij. Mësohet se Livakoviq ka bindur drejtuesit e ekipit gjerman, i cili po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Realisht, Bayerni është në kërkim të një portieri për pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit të Manuel Neuerit. Livakoviq ka kontratë me ekipin nga Kroacia deri në vitin 2024.

BayerniLivakoviq

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions