Brazili mbështetet në “vullnetin e Zotit” për ta fituar Kupën e Botës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues uron që Brazili të arrij në finale dhe me “vullnetin e Zotit” ta fitoj titullin e gjashtë të Kupës së Botës. Rodriguez foli të enjten në prag ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës kundër Kroacisë, ndeshje kjo që luhet ë premten nga ora 16:00. “Ne e
Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues uron që Brazili të arrij në finale dhe me “vullnetin e Zotit” ta fitoj titullin e gjashtë të Kupës së Botës.
Rodriguez foli të enjten në prag ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës kundër Kroacisë, ndeshje kjo që luhet ë premten nga ora 16:00.
“Ne e shohim ekipin tonë duke punuar me përkushtim dhe përulësi. Shpresojmë të arrijmë në finale. Por, kjo do të varet nga vullneti i Zotit. Ekipi është i përgatitur teknikisht, fizikisht dhe psikologjikisht për këtë. Shpresojmë të arrijmë në finale dhe me dashtë Zoti të fitojmë titullin”, ka thënë Rodrigues.
Brazili nuk ka humbur kurrë nga Kroacia, por mund të përballet me një ndeshje të fortë përballë nënkampiones së Botës në Rusi katër vjet më parë.



