Futboll ndërkombëtar

“Çmenduri” në Argjentinë, tifozët gjatë festimeve mbanin në duar një të moshuar me karrocë

“Çmenduri” në Argjentinë, tifozët gjatë festimeve mbanin në duar një të moshuar me karrocë

Argjentina u bë kampione e botës për herë të tretë në historinë e saj pasi mposhti Francën me penallti 4:2 në finalen e Kupës së Botës në Katar. Pas kohës shtesë, rezultati ishte 3:3, dhe argjentinasit patën më shumë fat në gjuajtjen e penalltive. Kështu Lionel Messi fitoi trofeun më të madh të karrierës së

Besnik Batusha

Argjentina u bë kampione e botës për herë të tretë në historinë e saj pasi mposhti Francën me penallti 4:2 në finalen e Kupës së Botës në Katar.

Pas kohës shtesë, rezultati ishte 3:3, dhe argjentinasit patën më shumë fat në gjuajtjen e penalltive.

Kështu Lionel Messi fitoi trofeun më të madh të karrierës së tij dhe rrugët e qyteteve në Argjentinë shpërthyen nga entuziazmi. Tashmë është shkruar për pritjen e çmendur të kampionëve të botës, të cilët tërhoqën mbi një milion njerëz në rrugë.

Kështu, Sky Sports i Argjentinës ka shpërndarë një video në të cilën tifozët festojnë titullin kampion dhe mbajnë në krahë një pensionist në një karrocë.

Personi në moshë i lumtur e ka valëvitur flamurin e Argjentinës, ndërsa fansat në ekstazë e kanë ngritur në krahë.

El abuelo salió a festejar con la banda 😂😂#FoxSportsArgentina #Qatar2022 #TodosJuntos pic.twitter.com/oFEfH5QZ9R

— FOX Sports Argentina (@FOXSportsArg) December 20, 2022
ArgjentinaÇmenduri

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions