Futboll ndërkombëtar

Daliq: Fitorja nesër kundër Argjentinës, do të ishte historike për Kroacinë

Daliq: Fitorja nesër kundër Argjentinës, do të ishte historike për Kroacinë

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, beson se fitorja ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, do të harronte fitoren kundër Anglisë, në të njëjtën fazë katër vjet më parë. Daliq e dërgoi Kroacinë për të dytën herë me radhë në gjysmëfinale të Botërorit, ku do të përballen me Argjentinën e Lionel Messit, në stadiumin

Besnik Batusha

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, beson se fitorja ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, do të harronte fitoren kundër Anglisë, në të njëjtën fazë katër vjet më parë.

Daliq e dërgoi Kroacinë për të dytën herë me radhë në gjysmëfinale të Botërorit, ku do të përballen me Argjentinën e Lionel Messit, në stadiumin “Lusail”, të martën mbrëma.

Kroacia mund të ketë humbur ndaj Francës në vitin 2018, por ka treguar në Katar se përparimi i tyre nuk ishte i rastësishëm pasi mposhtën Brazilin me penallti për ta prekur edhe njëherë gjysmëfinalen.

“Ndeshja gjysmëfinale kundër Anglisë në Botërorin e fundit ishte ndeshja më e mirë e të gjitha kohërave, ndeshja kundër Brazilit vjen e dyta”, tha ai.

“Nëse fitojmë nesër, kjo do ta bënte ndeshjen më të madhe historike për Kroacinë e të gjitha kohërave”.

“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme, më domethënëse për ne, pas vetëm katër vitesh të përsërisim suksesin do të ishte një arritje e tillë në skenën botërore me një kombëtare të re është fantastike dhe besoj se është një sukses i madh”.

“Jemi në mesin e katër skuadrave më të mira në botë, ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Kroacinë, është një gjë e madhe për dy Botërorë radhazi të jesh në katër kombëtaret më të mira të futbollit”.

Daliq potencoi se Argjentina është në presion më të lartë se Kroacia.

“Ne duam më shumë, po luajmë me Argjentinën e madhe, një ekip fantastik i drejtuar nga Lionel Messi, ata janë shumë të motivuar dhe nën presion më të madh se Kroacia në këtë moment”.

“Unë jam një optimist nga natyra, u besoj lojtarëve të mi, ata kanë demonstruar një nivel të lartë cilësie, forcë karakteri pasi ne nuk do të kishim arritur në gjysmëfinale pa këtë. Nuk do të ndryshojmë mënyrën se si luajmë”.

“Krenaria ime nuk ka kufi, qielli është kufiri. Të gjithë kanë një ëndërr dhe ëndrra ime ishte të jem trajner i vendit tim, por kurrë nuk mund ta kisha dëshiruar këtë”.

ArgjentinaDaliqKroacia

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions