Deklarata e papërmbajtshme e Fernandesit: I kërkoi stafit të Portugalisë që mos ta kapnin dhe të shfryhej në gjyqtarin e ndeshjes

Portugalia u eliminua nga Kampionati Botëror, në një pasdite historike të së shtunës në Katar. Maroku u bë kombi i parë afrikan që rezervoi një vend në gjysmëfinalet e turneun më të madh të futbollit, pasi mposhti kampionët e Evropës së vitit 2016. Atyre iu nevojitej vetëm goli i Youssef En-Nesyri që të eliminonin Portugalinë,
Portugalia u eliminua nga Kampionati Botëror, në një pasdite historike të së shtunës në Katar.
Maroku u bë kombi i parë afrikan që rezervoi një vend në gjysmëfinalet e turneun më të madh të futbollit, pasi mposhti kampionët e Evropës së vitit 2016.
Atyre iu nevojitej vetëm goli i Youssef En-Nesyri që të eliminonin Portugalinë, për të siguruar kalimin në fazën tjetër.
Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes shpejt doli para gjyqtarit dhe u tha stafit të Portugalisë që të mos e preknin, pasi do ta thoshte atë që kishte për të thënë.
“Mos më prek, do të them atë që kam për të thënë. Në dreq ata”, i tha Bruno anëtarit të stafit që kërkonte vetëpërmbajtje, sipas Eurofoot.
“Më duhet të them se është shumë e çuditshme të kemi një gjyqtar që na referon nga një vend (Argjentina) që ka ende ekipin e saj në garë dhe ne nuk kemi gjyqtarë portugez në Kupën e Botës”.



