Futboll ndërkombëtar

Di Maria nxehë sfidën me Holandën: Van Gaal, trajneri më i keq që kam pasur në karrierën time

Di Maria nxehë sfidën me Holandën: Van Gaal, trajneri më i keq që kam pasur në karrierën time

Argjentinasi Angel Di Maria nuk i është shmangur kurrë pyetjeve për punën nën drejtimin e Louis van Gaal, një trajner që dikur e quajti “më i keqi i karrierës sime”. Dyshja do të takohen gjatë ndeshjes së shumëpritur çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” të premtes mbrëma mes Argjentinës dhe Holandës, një ekip që

Besnik Batusha

Argjentinasi Angel Di Maria nuk i është shmangur kurrë pyetjeve për punën nën drejtimin e Louis van Gaal, një trajner që dikur e quajti “më i keqi i karrierës sime”.

Dyshja do të takohen gjatë ndeshjes së shumëpritur çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” të premtes mbrëma mes Argjentinës dhe Holandës, një ekip që Van Gaal e ka transformuar në 12 muajt e fundit.

Por ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Di Maria, i cili u nënshkrua nga trajneri holandez gjatë periudhës së tij të harruar në Old Trafford, nuk është tifoz i tij.

Di Maria nuk ka hezituar ta cilësoj holandezin si trajnerin më të keq të karrierës.

“Problemi im në Mançester ishte trajneri. Van Gaal ishte trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë në karrierën time”, ka thënë fillimisht Di Maria për TYC Sports.

“Unë shënoja, asistoja dhe të nesërmen ai më tregonte pasimet e mia të gabuara”.

“Ai më hiqte nga një ditë në tjetrën, nuk i pëlqente që lojtarët të ishin më shumë se ai”, përfundoi argjentinasi. 

Di MariaVan Gaal

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions