Festa e tifozëve argjentinas në aeroplan

Tifozët e Argjentinës festuan fitoren e tyre në Kupën e Botës gjatë një fluturimi nga Stambolli në Buenos Aires. Tifozët u ngritën nga vendet e tyre për t’iu gëzuar fitores së Argjentinës ndaj Francës nëpërmjet penalltive pas barazimit dramatik 3:3 të 120 minutave. Argjentina fitoi 4:2 nëpërmjet penalltive. Pasagjerët shikuan ndeshjen drejtpërdrejt nëpërmjet ekraneve të
Tifozët e Argjentinës festuan fitoren e tyre në Kupën e Botës gjatë një fluturimi nga Stambolli në Buenos Aires.
Tifozët u ngritën nga vendet e tyre për t’iu gëzuar fitores së Argjentinës ndaj Francës nëpërmjet penalltive pas barazimit dramatik 3:3 të 120 minutave. Argjentina fitoi 4:2 nëpërmjet penalltive.
Pasagjerët shikuan ndeshjen drejtpërdrejt nëpërmjet ekraneve të vogla. Lionel Messi më në fund fitoi Kupën e Botës, pavarësisht “hat-trickut” të Kylian Mbappes.



