Gafa e vitit vjen nga La Liga, shikoni çfarë humb sulmuesi i Villareal (video)

Fund i vitit duket se na ka dhuruar edhe një nga gafat më të pabesueshme të para ndonjëherë në një fushë futbolli. Një gafë që ka ardhur nga kampionati spanjoll. Më saktësisht ka ardhur në ndeshjen mes Villareal-it dhe Valencia-s, e vlefshme për javën e pesëmbëdhjetë të La Liga-s. Tifozët e pranishëm në stadium kanë
Fund i vitit duket se na ka dhuruar edhe një nga gafat më të pabesueshme të para ndonjëherë në një fushë futbolli. Një gafë që ka ardhur nga kampionati spanjoll.
Më saktësisht ka ardhur në ndeshjen mes Villareal-it dhe Valencia-s, e vlefshme për javën e pesëmbëdhjetë të La Liga-s. Tifozët e pranishëm në stadium kanë mbetur pa fjalë nga ajo që kanë parë në minutën e dytë të ndeshjes.
Vendasit kanë dalë në një kundërsulm të shpejtë dhe kanë pasur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por sulmuesi Gerard Moreno ka gabuar në mënyrë të pabesueshme.
Ylli i Nëndetëses së Verdhë ka marrë një pasim në zonën e rreptësisë dhe, me portën e boshatisur dhe vetëm një metër larg, ka arritur të bëjë të pamundurën duke e dërguar topin jashtë.



