Futboll ndërkombëtar

Ibrahimoviq ‘personalizon’ Krishtlindjen – ndërsa fiziku i tij është për t’u shokuar (video)

Ibrahimoviq ‘personalizon’ Krishtlindjen – ndërsa fiziku i tij është për t’u shokuar (video)

Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në ligamentet e gjurit dhe pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të rikthehet te Milani. Sulmuesi suedez ka gëzuar ndjekësit në rrjetet sociale me një postim ku tregon trupin e tij edhe pse ka hyr në moshën 41-vjeçare, është ende në gjendje

Besnik Batusha

Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në ligamentet e gjurit dhe pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të rikthehet te Milani.

Sulmuesi suedez ka gëzuar ndjekësit në rrjetet sociale me një postim ku tregon trupin e tij edhe pse ka hyr në moshën 41-vjeçare, është ende në gjendje fantastike dhe gati për sfidat e reja që e presin.

Për shkak të një operacioni të fundit në gju, Ibrahimovic nuk e nisi edicionin 2022/23 me Rossonerët, por që vazhdon ta mbajë vetën në formë.

Ai tani ka postuar një foto në llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe dëshmon se mosha është vetëm numër.

Në një ring boksi, ai ka uruar të gjithë për festat e Kërshëndellave, duke ia shtuar në fund  shkronjën “Z” (Zlatan), ndërsa muskujt e tij janë ekstremist të definuar.

Kujtojmë se Ibrahimovic ka kontratë me kampionin e Serie A-së deri në fund të këtij sezoni, ndërsa më pas mund të vendos edhe për pensionim. 

Merry ChristmaZ to you and your wifes! Ciao pic.twitter.com/xM3gIjrEZr

— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) December 25, 2022
Ibrahimovic

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions