Futboll ndërkombëtar

Ish-sulmuesi i Zvicrës e krahason Shaqirin me Messin

Ish-sulmuesi i Zvicrës e krahason Shaqirin me Messin

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Kubilay Turkyilmaz ka thënë se Xherdan Shaqiri te Zvicra është si Lionel Messi te Argjentina. “Shaqiri i ka të gjitha liritë – si Messi. Ai mund të bëjë çarë të dojë. Të gjithë rreth tij punojnë për të. Të tre në qendër të mesfushës e bëjnë këtë pa u ankuar. Xhaka, Sow

Besnik Batusha

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Kubilay Turkyilmaz ka thënë se Xherdan Shaqiri te Zvicra është si Lionel Messi te Argjentina.

“Shaqiri i ka të gjitha liritë – si Messi. Ai mund të bëjë çarë të dojë. Të gjithë rreth tij punojnë për të. Të tre në qendër të mesfushës e bëjnë këtë pa u ankuar. Xhaka, Sow dhe Freuler luajtën në përgjithësi shkëlqyeshëm. Dhe, pastaj Zakaria hyri shumë i fortë”, ka thënë Turkyilmaz për “Blick”.

Ai ka përshëndetur ekipin zviceran që pas ndeshjes rrethuan kapitenin Granit Xhaka për të shmangur ndonjë sulm ndaj tij për shkak të kacafytjes dhe reagimeve që pati gjatë ndeshjes ndaj Serbisë, të cilën Zvicra të premten e fitoi 3:2 për të kaluar në 1/8 e finales.

Në këtë raund, Zvicra përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Ai ka theksuar se Zvicra ka përhapur frikë tek përfaqësueset e mëdha evropiane e botërore.

MessiShaqiri

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions