Kroatët festuan në zhveshtore me këngën patriotike që simbolizon kthimin për ta mbrojtur atdheun (video)

Kroatët e arritën edhe një sukses të madh, duke i renditur në vendin e tretë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar. Në duelin për medaljen e bronztë, kroatët i mposhtën marokenët me rezultat 2-1 dhe kështu treguan se sa kombëtare e fuqishme janë, shkruan Gazeta Sport. Pas kësaj fitore, “të zjarrit” festuan në
Kroatët e arritën edhe një sukses të madh, duke i renditur në vendin e tretë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar. Në duelin për medaljen e bronztë, kroatët i mposhtën marokenët me rezultat 2-1 dhe kështu treguan se sa kombëtare e fuqishme janë, shkruan Gazeta Sport.
Pas kësaj fitore, “të zjarrit” festuan në dhomat e zhveshjes me hitin e madh kroat të Mladen Grdoviqit “Para nuk është gjithçka”, këngë që iu kushtohet kroatëve dhe kthimit të tyre për të mbrojtur atdheun. Kjo këngë është publikuar në vitin 1994, atëherë kur kroatët luftonin për pavarësi kundër serbëve, raporton Gazeta Sport.
Videon e ka publikuar Vedran Çorluka, ish kapiten i Kroacisë. Futbollistët u përqafuan me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes dhe kënduan njëzëri. Modriq ishte një nga më të zëshmit. Meqë ra fjala, ajo këngë ishte himni i tyre në Rusi edhe në vitin 2018. /Gazeta Sport/



