Futboll ndërkombëtar

Macja shfaqet në konferencë për media te Brazili, Vinicius shkrihet së qeshuri

Macja shfaqet në konferencë për media te Brazili, Vinicius shkrihet së qeshuri

Në konferencën për media të Kombëtares së Brazilit para ndeshjes më Kroacinë, ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Futbollisti brazilian Vinivius Junior ishte i papranishëm në konferencë e derisa futbollisti i “seleçaos” po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm për ndeshjen ndaj Kroacisë që luhet pas dy ditësh, në tavolinë kërceu një mace. Të gjithë

Besnik Batusha

Në konferencën për media të Kombëtares së Brazilit para ndeshjes më Kroacinë, ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme.

Futbollisti brazilian Vinivius Junior ishte i papranishëm në konferencë e derisa futbollisti i “seleçaos” po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm për ndeshjen ndaj Kroacisë që luhet pas dy ditësh, në tavolinë kërceu një mace.

Të gjithë filluan të qeshnin në sallë, edhe vetë futbollisti, por përfaqësuesi i zyrës së shtypit të Brazilit, pasi e përkëdheli për disa çaste, e largoi nga tavolina duke e ulur poshtë.

Macja që me sa duket i përkiste hotelit në të cilin gjendet përfaqësuesja braziliane, u ul para tavolinës dhe nuk u largua, duke qëndruar aty gjatë të gjithë konferencës për mediat.

BraziliMacjaVinicius

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions