Martinez ia plotëson nënës së tij ëndrrën e jetës, e takon me Lionel Messin në Katar

Mbrojtësi i Argjentinës, Lisandro Martinez solli nënën e tij, Silvinan, për të takuar yllin e Kombëtares dhe kapitenin Lionel Messin. Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili fitoi një vend në skuadrën prej 26 lojtarësh të Argjentinës për Kupën e Botës pas një fillimi mbresëlënës të karrierës në Manchester United, ka luajtur një rol kyç në rrugëtimin e
Mbrojtësi i Argjentinës, Lisandro Martinez solli nënën e tij, Silvinan, për të takuar yllin e Kombëtares dhe kapitenin Lionel Messin.
Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili fitoi një vend në skuadrën prej 26 lojtarësh të Argjentinës për Kupën e Botës pas një fillimi mbresëlënës të karrierës në Manchester United, ka luajtur një rol kyç në rrugëtimin e Argjentinës për në gjysmëfinalen e së martës.
Skuadra e Lionel Scalonit do të ndeshet kundër Kroacisë në stadiumin Lusail pas fitoreve ndaj Holandës, Australisë, Polonisë dhe Meksikës.
Dhe përpara kampionatit në Katar, qendërmbrojtësi vendosi të sillte nënën e tij, Silvina, për të takuar shokun e skuadrës dhe shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, njofton SportBible, transmeton Demokracia.com.
Pasi patën një foto së bashku në atë që duket të jetë një holl hoteli, Silvina postoi fotot në faqen e saj në Instagram.
“Një ëndërr që nuk e kisha menduar kurrë se do ta realizoja. Me më të mirët në botë. Faleminderit mjeshtër futbolli”, kishte shkruar ajo në Instagram.
When Lisandro Martinez brought his mother to meet Messi, her reaction🗣️: "A dream I never thought I would achieve. With the best in the world. Thank you, football master." pic.twitter.com/lyvD3BKmlb
— FCB Albiceleste (@FCBAlbiceleste) December 12, 2022



