ShowSport

“Më mbytën propozimet për martesë”, sulmuesi korean fik telefonin!

“Më mbytën propozimet për martesë”, sulmuesi korean fik telefonin!

Cho Gue-Sung debutoi me kombëtaren e Koresë së Jugut në shtatorin e vitit të kaluar dhe deri tani numëron 18 ndeshje dhe 6 gola. 24-vjeçari luan në vendlindje me Jeonbuk Hyundai. Qendërsulmuesi shtatlartë, realizoi dy golat e Koresë në humbjen 2-3 ndaj Ganës. Kombëtarja aziatike mposhti 2-1 me përmbysje Portugalinë në ndeshjen e fundit në

Besnik Batusha

Cho Gue-Sung debutoi me kombëtaren e Koresë së Jugut në shtatorin e vitit të kaluar dhe deri tani numëron 18 ndeshje dhe 6 gola. 24-vjeçari luan në vendlindje me Jeonbuk Hyundai. Qendërsulmuesi shtatlartë, realizoi dy golat e Koresë në humbjen 2-3 ndaj Ganës.

Kombëtarja aziatike mposhti 2-1 me përmbysje Portugalinë në ndeshjen e fundit në grup, sukses që i kualifikoi në raundin e 1/8-vë në Botëror, aty ku do sfidojë Brazilin të hënën (5 dhjetor, 20:00).

Cho është kthyer në një hero në vendlindje dhe një nga më të dashurit për tifozet femra. Deri përpara fillimit të Kupës së Botës, ai numëronte vetëm 20 mijë ndjekës në faqen e tij në Instagram, teksa tani ndiqet nga 1.6 milionë njerëz!

Një objektiv i arritur pa shumë përpjekje, pasi në faqen e Cho ka vetëm gjashtë postime në total. I fundit u bë pas fitores ndaj Portugalisë, ndërkohë që publikimi i tij i fundit kishte ndodhur në muajin korrik.

Sulmuesi ka marrë shumë propozime për martesë në vendlindje, ndërkohë që i është dashur ta mbajë telefonin të fikur gjatë aventurës në Katar 2022!

Cho Gue-SungKorea

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai