ShowSport

Në “grepin” e tij ka rënë sërish “peshku”, Balotelli dëfrehet në Maldive me “zjarrin” e ri

Në “grepin” e tij ka rënë sërish “peshku”, Balotelli dëfrehet në Maldive me “zjarrin” e ri

Një ndalesë në Dubai, një udhëtim në shkretëtirë, pak përkëdhelje në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas në Maldive me Francesca Montin. Mario Balotelli po shijon pushimet për shkak të Botërorit dhe ndërprerjes së kampionatit zviceran, që do të rifillojë në mes të janarit. Pasi i bëri të gjithë fansat e tij të imagjinojnë

Besnik Batusha

Një ndalesë në Dubai, një udhëtim në shkretëtirë, pak përkëdhelje në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas në Maldive me Francesca Montin. Mario Balotelli po shijon pushimet për shkak të Botërorit dhe ndërprerjes së kampionatit zviceran, që do të rifillojë në mes të janarit.

Pasi i bëri të gjithë fansat e tij të imagjinojnë një propozim për martesë (për momentin nuk është konfirmuar nga çifti) për kamarieren 24-vjeçare, me të cilën është i lidhur prej një viti, Balo po shijon një lloj muaji mjalti në Maldive.

Nga vendi ekzotik gjen kohë për të komentuar çështjen “Ronaldo”.

“Nuk jam fans i tij, dihet, por për atë që ka bërë për futbollin ky djalë MERITON MË SHUMË RESPEKT”, ka shkruar sulmuesi i Sionit në një histori në Instagram.

BalotelliFrancesca MontiMaldive

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai