Futboll ndërkombëtar

Neymar i kërkoi Richarlison të hiqte tatuazhin e tij dhe i dërgoi para për ta bërë këtë gjë

Neymar i kërkoi Richarlison të hiqte tatuazhin e tij dhe i dërgoi para për ta bërë këtë gjë

Asi brazilian Neymar i ka kërkuar bashkatdhetarit të tij, Richarlison që të ndryshojë tatuazhin e tij, ku shfaqet edhe imazhi i tij. Disa ditë më parë, sulmuesi i Tottenhamit postoi një foto të një tatuazhi krejt të ri në rrjetet sociale, ku shfaqen imazhet e tre futbollistëve brazilianë, duke përfshirë edhe veten, në të gjithë

Besnik Batusha

Asi brazilian Neymar i ka kërkuar bashkatdhetarit të tij, Richarlison që të ndryshojë tatuazhin e tij, ku shfaqet edhe imazhi i tij.

Disa ditë më parë, sulmuesi i Tottenhamit postoi një foto të një tatuazhi krejt të ri në rrjetet sociale, ku shfaqen imazhet e tre futbollistëve brazilianë, duke përfshirë edhe veten, në të gjithë shpinën e tij.

Pranë tre figurave, sipër, në lartësinë e shpatullave, ka një fjali dhe mesazh në tatuazh: “Ti e bëre Brazilin të buzëqeshë”, dërguar nga Pele pas paraqitjeve të shkëlqyera në startin e Botërorit.

Megjithatë, ky tatuazh nuk u ka pëlqyer shumë njerëz, përfshirë edhe Neymarin, i cili sipas Globo Sport, i ka dërguar Richarlison 30 mijë euro për të hequr imazhin e tij nga shpina.

Është një vendim me të cilin pajtohen fansat, të cilët nuk e vlerësuan idenë e tatuazhit apo realizimin e tij dhe mbetet për t’u parë nëse Richarlison do ta pranojë kërkesën e Neymar.

Richarlison's new tattoo is looking unreal 🇧🇷😲 pic.twitter.com/HuaHHhDxq6

— 433 (@433) December 14, 2022

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions