Sporte tjera

Peja e mbyll vitin me fitore dhe në krye të tabelës, mposht Prizrenin

Peja e mbyll vitin me fitore dhe në krye të tabelës, mposht Prizrenin

Peja e ka mbyllur me fitore vitin 2022 në Superligën e Kosovës në basketboll. Në ndeshje e vlefshme për javën e 16-të, skuadra e drejtuar nga Can Sevim shënoi fitore në udhëtim kundër Ponte Prizrenit. Ndeshja e cila u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë përfundoi me rezultatin 83:91. Fituesi u përcaktua pas vazhdimit

Besnik Batusha

Peja e ka mbyllur me fitore vitin 2022 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshje e vlefshme për javën e 16-të, skuadra e drejtuar nga Can Sevim shënoi fitore në udhëtim kundër Ponte Prizrenit.

Ndeshja e cila u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë përfundoi me rezultatin 83:91. Fituesi u përcaktua pas vazhdimit të parë, pasi koha e rregullt u mbyll baras 74:74.

Më meritorët në fitoren e pejanëve ishin tre basketbollistë amerikanë; Rodney Purvis me 20 pikë dhe Isiah Umipig e Jalen Tate që shënuan nga 17 pikë.

Te prizrenasit u dallua Wayne Arnold me 31 pikë.

Peja, që ka ende një ndeshje më pak, pas kësaj fitore ka 27 pikë dhe e mbyll vitin si lidere në tabelë.

Prizreni momentalisht renditet i pesti me 21 pikë.

PejaPrizren

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë