Futboll ndërkombëtar

Portieri i Argjentinës: Sa mirë që nuk jemi favoritë, fitojmë nëse mbrohemi mirë

Portieri i Argjentinës: Sa mirë që nuk jemi favoritë, fitojmë nëse mbrohemi mirë

Emiliano Martinez, portieri që aktivizohet në radhët e Aston Villa-s në Premier League, është një nga lojtarët më të spikatur për Argjentinën në këtë Kupë Bote. Gardiani 30-vjeçar, dhuroi një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në çerekfinalen kundër Holandës pasi ishte vendimtar në ruletën e penalltive duke pritur dy të tilla. Së fundmi, në lidhje me

Besnik Batusha

Emiliano Martinez, portieri që aktivizohet në radhët e Aston Villa-s në Premier League, është një nga lojtarët më të spikatur për Argjentinën në këtë Kupë Bote. Gardiani 30-vjeçar, dhuroi një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në çerekfinalen kundër Holandës pasi ishte vendimtar në ruletën e penalltive duke pritur dy të tilla.

Së fundmi, në lidhje me finalen ndaj Francës, aty ku sërish pritet të ketë shumë punë duke pasur përballë yjet e shumtë në radhët e “Gjelave”, Martinez shprehet se për të është mirë kur Argjentinën nuk e konsiderojnë favorite ndërsa shton se nëse ekipi mbrohet mirë atëherë ka shanse të mëdha për të triumfuar.

“Mua më vjen mirë kur konsiderojnë skuadrën kundërshtare si favorite ndaj nesh. Por, e them me siguri të plotë se Argjentina nuk është inferiore ndaj askujt dhe nëse arrijmë të paraqitemi mirë në aspektin difensiv, atëherë kemi mundësi të lartë për të marrë trofeun”, u shpreh Martinez.

ArgjentinaEmiliano MartinezFranca

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions