Prishtina shënon fitoren e parë në ENBL, shkëlqen Dardan Berisha

Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në ligën ndërkombëtare të basketbollit, ENBL (European North Basketball League). Të martën mbrëma në Poloni, Prishtina fitoi ndaj skuadrës polake, Zielona Gora me rezultat 89:75. Prishtina i kishte humbur dy ndeshjet e para, ndërsa ndeshjen e radhës e luan menjëherë të mërkurën mbrëma, ndaj skuadrës tjetër polake,
Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në ligën ndërkombëtare të basketbollit, ENBL (European North Basketball League).
Të martën mbrëma në Poloni, Prishtina fitoi ndaj skuadrës polake, Zielona Gora me rezultat 89:75.
Prishtina i kishte humbur dy ndeshjet e para, ndërsa ndeshjen e radhës e luan menjëherë të mërkurën mbrëma, ndaj skuadrës tjetër polake, Polski Cukier Start Lublin.
Prishtina i kishte vetëm nëntë lojtarë në përbërje, ndërsa më i miri ishte Dardan Berisha me 28 pikë. 17 pikë i shënoi Dustin Thomas, ndërsa 15 i kishte Derrick Wilson.



