Futboll ndërkombëtar

Pritet si hero në Spanjë, e ardhmja e Skalonit në udhëkryq

Pritet si hero në Spanjë, e ardhmja e Skalonit në udhëkryq

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, u ka dhënë fund festimeve të zgjatura në Argjentinë për triumfin në Kupën e Botës dhe dje është kthyer në Majorka ku jeton prej vitesh me familjen e tij. Ai është pritur me festime edhe në aeroportin e ishullit spanjoll, ku dhjetëra tifozë argjentinas që jetojnë në Majorka kanë dalë

Besnik Batusha

Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, u ka dhënë fund festimeve të zgjatura në Argjentinë për triumfin në Kupën e Botës dhe dje është kthyer në Majorka ku jeton prej vitesh me familjen e tij.

Ai është pritur me festime edhe në aeroportin e ishullit spanjoll, ku dhjetëra tifozë argjentinas që jetojnë në Majorka kanë dalë për ta përshëndetur.

Për të gjithë argjentinasit, Skaloni është kthyer në një hero, i cili prej muajsh la familjen në ishull për t’u kthyer me kupën me vete.

Ai do të pushojë disa ditë përpara se të zgjidhë dy tema kryesore, rishikimin e kontratës me federatën argjentinase dhe kualifikueset e Botërorit 2026!

ArgjentinaSkaloneSpanje

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions