Futboll ndërkombëtar

Reagimi i djaloshit që e mori si dhuratë një fanellë të Messit është epik

Reagimi i djaloshit që e mori si dhuratë një fanellë të Messit është epik

Lionel Messi nuk është veç lojtari më i mirë në botë, por edhe më i dashuri në botë. Fëmijët nga e mbarë bota e adhurojnë futbollistin argjentinas dhe ëndërrojnë ta veshin fanellën e tij të Argjentinës me numër 10, sidomos në këtë periudhë kur u mbajt Kampionati Botëror. E një fëmijë është çmendur nga gëzimi

Besnik Batusha

Lionel Messi nuk është veç lojtari më i mirë në botë, por edhe më i dashuri në botë.

Fëmijët nga e mbarë bota e adhurojnë futbollistin argjentinas dhe ëndërrojnë ta veshin fanellën e tij të Argjentinës me numër 10, sidomos në këtë periudhë kur u mbajt Kampionati Botëror.

E një fëmijë është çmendur nga gëzimi kur për Krishtlindje prindërit ia bënë dhuratë një fanellë të Messit.

“Fanella e Messit”, shihet duke bërtitur nga gëzimi fëmija pasi e hapi dhuratën dhe më pas shkoi për ta përqafuar dhe për ta falënderuar nënën e tij.

Kjo video, e publikuar nga mediumi “ESPN” në rrjetet sociale është bërë virale. 

Messi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions