Futboll ndërkombëtar

Regragui: E merituam humbjen, do të kthehemi edhe më të fortë

Regragui: E merituam humbjen, do të kthehemi edhe më të fortë

Walid Regragui beson se skuadra e tij e meritoi humbjen nga Kroacia. Maroku u mposht 2:1 nga Kroacia në ndeshjen e zhvilluar sot, të vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”. “Është një humbje e hidhur, por mendoj se është e merituar. Pamë një ekip që nuk u dorëzua. Do të

Besnik Batusha

Walid Regragui beson se skuadra e tij e meritoi humbjen nga Kroacia.

Maroku u mposht 2:1 nga Kroacia në ndeshjen e zhvilluar sot, të vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Është një humbje e hidhur, por mendoj se është e merituar. Pamë një ekip që nuk u dorëzua. Do të kujtojmë shumë ndeshje, do të kthehemi më të fortë. Bashkuam vendin tonë për një muaj, të gjithë ishin të lumtur”, tha fillimisht Regragui pas ndeshjes.

“Do të duhet të kthehemi edhe më të fortë, njerëzit do të na presin. Jemi të lumtur në fund, jemi ndër katër skuadrat më të mira në botë”, shtoi përzgjedhësi i Marokut.

“Urime Kroacisë. Ata e merituan. Ata kanë shumë përvojë dhe një ekip të madh”, deklaroi 47-vjeçari.

Kujtojmë se Maroku është kombëtarja afrikane me suksesin më të madh të regjistruar në Kupën e Botës.

KroaciaMarokuRegragui

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions