Simulimi më qesharak në historinë e futbollit, sulmuesi i klubit anglez kërkon të penallti në këtë mënyrë (video)

Charlton-i dhe Brighton-i janë përballur dje në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup. Takimi ka përfunduar në baraspeshë 0-0 dhe për të përcaktuar fituesin janë nevojitur 11 metërshat, nga ku Charlton ka siguruar biletën për në fazën pasardhëse. Kjo sfidë ka marrë vëmendje për shkak të aktrimit të tepruar nga ana e Estupinan-it. Ky i
Charlton-i dhe Brighton-i janë përballur dje në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup. Takimi ka përfunduar në baraspeshë 0-0 dhe për të përcaktuar fituesin janë nevojitur 11 metërshat, nga ku Charlton ka siguruar biletën për në fazën pasardhëse.
Kjo sfidë ka marrë vëmendje për shkak të aktrimit të tepruar nga ana e Estupinan-it. Ky i fundit kërkon të vje.dhë një penallti në minutën e 82-të të ndeshjes, çka mund t’i sillte kualifikimin Brighton-it. Por simulimi ka qenë i dukshëm dhe nuk ka arritur të mashtrojë dot arbitrin e takimit.
Mbrojtësi kundërshtar rrëshqet aksidentalisht në zonë dhe Estupinan-i kërkon të shfrytëzojë në maksimum këtë moment. Ai kërcen në ajër dhe pretendon të jetë goditur, por për gjyqtarin nuk ka asgjë më shumë se sa një simulim qesharak.
🇬🇧 #CarabaoCup
— beIN SPORTS (@beinsports_FR) December 22, 2022
😅 La simulation de l'année pour Estupiñán ? pic.twitter.com/5I41dktldm



