Futboll ndërkombëtar

Skandal në futbollin serb: Drejtori i klubit të Beogradit kapet me 115 kg kokainë

Skandal në futbollin serb: Drejtori i klubit të Beogradit kapet me 115 kg kokainë

I përfshirë në organizatë kriminale: Drejtori i klubit serb të futbollit kapet me 115 kilogramë kokainë Në një operacion droge të udhëhequr nga “EUROPOL” në bashkëpunim me policinë serbe u arrestua edhe një ish futbollist serb i cili u kap me hiq më pak se 115 kilogramë kokainë. https://www.thesun.co.uk/sport/20640362/bundesliga-star-petkovic-arrested-115kg-cocaine/ Gazeta “Blic”, ka shkruar se Petkoviq

Besnik Batusha

I përfshirë në organizatë kriminale: Drejtori i klubit serb të futbollit kapet me 115 kilogramë kokainë

Në një operacion droge të udhëhequr nga “EUROPOL” në bashkëpunim me policinë serbe u arrestua edhe një ish futbollist serb i cili u kap me hiq më pak se 115 kilogramë kokainë.

https://www.thesun.co.uk/sport/20640362/bundesliga-star-petkovic-arrested-115kg-cocaine/

Gazeta “Blic”, ka shkruar se Petkoviq bashkë me kolegët ka ndihmuar organizimin e transportit të kokainës që u kap dhe që ishte 115 kilogram e të cilat po barteshin prej Amerikës së Jugut në Belgjikë. Kjo sasi e drogës të cilën ish futbollisti serb po ndihmonte ta transportonin u kap në qytetin Arlon. Anëtarët e tjerë të organizatës kriminale sipas policisë janë ende në kërkim.

Grupi dyshohet edhe për prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të lëndëve narkotike. Hetimet janë ende në vazhdim.

Sipas zyrës së prokurorit publik, kokaina e gjetur në Arlon do të çohej në Trier nga një transportues mallrash gjermane dhe më pas në Londër për t’u rishitur. Petkovic është aktualisht drejtor sportiv në klubin serb OFK Beograd. Ende nuk ka asnjë koment nga klubi.

Për këtë rast kanë shkruar edhe mediat gjermane ndër to edhe prestigjiozja “Bild”.

Në mes të viteve 2001 dhe 2003 Petkovic luajti për VfL Wolfsburg dhe 1. FC Nürnberg. Pjesëmarrja e tij pothuajse në Kupën e Botës në vitin 2006 është legjendare. Ai u thirr në skuadrën e Serbisë dhe Malit të Zi për të zëvendësuar të dëmtuarin Mirko Vucinic, por u tërhoq nga skuadra në një njoftim të shkurtër. Arsyeja ishte sepse babai i tij, Ilija Petkovic, ishte trajner i kombëtares në atë kohë, kështu që pati shumë kritika mediatike për nominimin.

Dushan PetkoviqIlija Petkoviq

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions