Sporte tjera

Skitarja që Shqipëria ia mori Italisë po i mahnit të gjithë

Skitarja që Shqipëria ia mori Italisë po i mahnit të gjithë

“E ardhmja e skijimit i takon kësaj 16-vjeçareje ‘shqiptare’”. Kështu ka shkruar gazeta e madhe zvicerane “Blick” për Lara Colturin. Ajo është italiane, por tashmë garon për Shqipërinë. Dhe vlerësohet prej më të talentuarave në botë. Nëna e Sarës, Daniela Ceccarelli ishte kampione olimpike në Super-G në vitin 2002. Daniela e ushtron vajzën e saj,

Besnik Batusha

“E ardhmja e skijimit i takon kësaj 16-vjeçareje ‘shqiptare’”.

Kështu ka shkruar gazeta e madhe zvicerane “Blick” për Lara Colturin. Ajo është italiane, por tashmë garon për Shqipërinë. Dhe vlerësohet prej më të talentuarave në botë.

Nëna e Sarës, Daniela Ceccarelli ishte kampione olimpike në Super-G në vitin 2002. Daniela e ushtron vajzën e saj, ndërsa lidhja po del të jetë më se e suksesshme.

“Colturi, që është e lindur në Itali si nëna e saj por garon për Shqipërinë, ka arritur në Kupën e Botës në skijim alpin. Jo, ka shumë më tepër: Colturi po i mahnit edhe ata që e quajnë mrekulli të skive”, shkruan “Blick”.

Colturi tashmë ka nisur të fitojë pikë në Kupën e Botës. Këtë e ka bërë në katër gara. Këtë po e bën me 16 vjet, madje më e re se ylli i skijimit, Mikaela Shiffrin, tashmë 27-vjeçare.

“Mikaela është idhulli im. Si fëmijë gjithnjë kam përcjellë lëshimet e saj. Është e jashtëzakonshme që tani mund të garojë me të. Është e pabesueshme”, thotë Colturi.

Skitarja e Shqipërisë nuk ka presion. Thotë se për të çdo gjë është si lojë.

Me Colturin, Shqipëria ka një top-skitare. Dhe sukseset e saj pritet të jenë të mëdha në të ardhmen. Medaljet nga Kupa e Botës në skijim alpin e po ashtu nga Lojërat Olimpike, nuk përjashtohen.

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë