Futboll ndërkombëtar

Tifozi maroken tallet me futbollistët e Spanjës, iu tregon në cilën anë është aeroporti

Tifozi maroken tallet me futbollistët e Spanjës, iu tregon në cilën anë është aeroporti

Kombëtarja e Spanjës përveç eliminimit nga Kupa e Botës nga Maroku është tallur keq edhe nga një tifoz maroken pas ndeshjes. Futbollistët dhe stafi i “Furisë së Kuqe” pak para nisjes së autobusit nga stadiumi për në hotel u ballafaquan edhe me një tifoz marokenë i cili i xhiroi lojtarët teksa u tall me ta

Besnik Batusha

Kombëtarja e Spanjës përveç eliminimit nga Kupa e Botës nga Maroku është tallur keq edhe nga një tifoz maroken pas ndeshjes.

Futbollistët dhe stafi i “Furisë së Kuqe” pak para nisjes së autobusit nga stadiumi për në hotel u ballafaquan edhe me një tifoz marokenë i cili i xhiroi lojtarët teksa u tall me ta duke iu treguar anën se në cilën pjesë është aeroporti për t’u larguar nga Katari.

“Hej shokët e mi. Paqi fat. Ju jeni ekip i mirë. Aeroporti është në këtë anë” – dëgjohet tifozi duke qeshur.

Video e marokenit është shikuar nga miliona njerëz në rrjetet sociale.

Spanja u mposht nga Maroku në 1/16 e finales së Kupës së Botës vetëm pas penalltive 3:0.

Videoja u bë virale, dhe ka kaluar shifrën e pesë milionë shikimeve.

AIRPORT THIS WAY HEHEEE pic.twitter.com/mhB9u8oqaf

— ayouya 🇲🇦🇲🇦🇲🇦 (@pinkmoroccan) December 6, 2022
MarokuSpanja

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions