Sporte tjera

Vëllaznimi si vendas s’i lëshon fitoret, këtë herë e mposht Ponte Prizrenin

Vëllaznimi si vendas s’i lëshon fitoret, këtë herë e mposht Ponte Prizrenin

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 74:66 (18:17, 21:9, 18:24, 17:16), në xhiron e 13-të të Prince Caffe Superligës. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e gjashtë humbje. Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku të dy skuadrat nuk arritën të

Besnik Batusha

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 74:66 (18:17, 21:9, 18:24, 17:16), në xhiron e 13-të të Prince Caffe Superligës.

Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku të dy skuadrat nuk arritën të shkëputeshin, ndërsa kjo pjesë përfundon 18:17.

Shkëputja më e madhe u bë në periudhën e dytë, ku vendasit dominuan totalisht dhe mysafirët assesi të gjenin lojën e tyre.

Skuadra nga Gjakova ngriti epërsinë në 15 pikë, 37:22, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:26.

Në periudhën e tretë mysafirët ishin më të mirë, duke ngushtuar epërsinë dalëngadalë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 57:50.

Prizrenasit u munduan në dhjetë minutat e fundit të rikthehen, por u afruan vetëm në pesë pikë, 71:66, ndërsa ndeshja përfundon 74:66.

Te Vëllaznimi më i miri ishte Jordan Harris me 20 pikë e tri kërcime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Dachon Burke me 25 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e nëntë kërcime.

PontePrizrenVëllaznimi

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë