Futboll ndërkombëtar

VIDEO| “Njeri jam edhe unë”, lojtari i Galatasaray kërkon ndjesë pas zemërimit të trajnerit

VIDEO| “Njeri jam edhe unë”, lojtari i Galatasaray kërkon ndjesë pas zemërimit të trajnerit

Galatasaray fitoi 2-1 derbin ndaj Istanbulsporit dhe u ngjit në krye të renditjes në Turqi, duke përfituar edhe nga humbja e Fenerbahces. Trajneri Okan Buruk zëvendësoi Lucas Torreira në minutat e fundit, por ky i fundit e mori me qetësi. Arbitri e cilësoi veprimin e mesfushorit uruguaian si qëllim për të vonuar lojën dhe e ndëshkoi atë

Besnik Batusha

Galatasaray fitoi 2-1 derbin ndaj Istanbulsporit dhe u ngjit në krye të renditjes në Turqi, duke përfituar edhe nga humbja e Fenerbahces. Trajneri Okan Buruk zëvendësoi Lucas Torreira në minutat e fundit, por ky i fundit e mori me qetësi.

Arbitri e cilësoi veprimin e mesfushorit uruguaian si qëllim për të vonuar lojën dhe e ndëshkoi atë me të verdhë, karton që solli pezullimin e Torreiras për takimin e ardhshëm dhe zemërimin e trajnerit.

Ky i fundit i kërkoi llogari lojtarit për kartonin e panevojshëm, ndërsa 26-vjeçari u justifikua me duar nga arbitri. “Arsyeja pse u zemërova është se ai mori një karton të lehtë.

A do të vijë me ne kundër Sivasspor? Jo, Torreira do të qëndrojë këtu për t’u stërvitur”, u shpreh Buruk, ndërkohë që “luftëtari” latin kërkoi ndjesë për veprimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Wow, janë Krishtlindjet! Jemi të parët në renditje, por Santa Claus më dhuroi një karton të verdhë idiot. U kërkoj falje tifozëve, njeri jam edhe unë. Ju dua të gjithëve”.

Lucas TorreiraOkan Buruk

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions