Sporte tjera

Zbulohen detaje për Superkupën e Kosovës në basketboll, do të mbahet nga 7 deri më 11 dhjetor në kryeqytet

Zbulohen detaje për Superkupën e Kosovës në basketboll, do të mbahet nga 7 deri më 11 dhjetor në kryeqytet

Nga 7 deri më 11 dhjetor do të mbahet Superkupa e Kosovës në Prishtinë, ku pjesëmarrëse janë tetë klubet e elitës së basketbollit. Lidhur me këtë ngjarje është organizuar konferencë për media, organizatorët kanë premtuar se do të bëjnë çmos që të shkojë sipas planit dhe të jetë madhështor, ashtu siç e meriton kjo garë.

Besnik Batusha

Nga 7 deri më 11 dhjetor do të mbahet Superkupa e Kosovës në Prishtinë, ku pjesëmarrëse janë tetë klubet e elitës së basketbollit.

Lidhur me këtë ngjarje është organizuar konferencë për media, organizatorët kanë premtuar se do të bëjnë çmos që të shkojë sipas planit dhe të jetë madhështor, ashtu siç e meriton kjo garë.

Në konferencën për media kanë folur kryetari i Klubit të Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, Drejtori i Departamentit të Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova dhe Luan Maloku, kryetar i Këshillit Organizativ të Superkupës.

Të gjithë janë shprehur njëzëri se do bëjnë çmos që ky organizim të jetë sa më spektakolar, ashtu si e meriton basketbolli. Në konferencë është prezantuar logo e Superkupës dhe përballjet e kësaj gare.

Çiftet e Superkupës janë:

E mërkurë (Grupi A-D)

16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

E enjte (Grupi B-C)

17:00 Çerekfinale 3: Trepça – Rahoveci

20:30 Çerekfinale 4: Peja – Bashkimi

E premte

17:00 (Gjysmëfinale 1 GRUPI A – GRUPI D)

20:30 (Gjysmëfinale 1 GRUPI B – GRUPI C)

E diel

17:00  FINALJA

BasketbollPrishtinaSuperkupa

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë