Futboll ndërkombëtar

Zyrtare: Gakpo transferohet te Liverpooli

Zyrtare: Gakpo transferohet te Liverpooli

Liverpooli ka arritur marrëveshje me PSV Eindhovenin për transferimin e Cody Gakpos. Klubi holandez ka konfirmuar se tashmë kanë marrëveshje me The Reds për lojtarin. “PSV dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje për transferimin e propozuar të Cody Gakpo”. “Sulmuesi 23-vjeçar do të niset menjëherë drejt Anglisë ku do t’i nënshtrohet formaliteteve të nevojshme përpara përfundimit

Besnik Batusha

Liverpooli ka arritur marrëveshje me PSV Eindhovenin për transferimin e Cody Gakpos.

Klubi holandez ka konfirmuar se tashmë kanë marrëveshje me The Reds për lojtarin.

“PSV dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje për transferimin e propozuar të Cody Gakpo”.

“Sulmuesi 23-vjeçar do të niset menjëherë drejt Anglisë ku do t’i nënshtrohet formaliteteve të nevojshme përpara përfundimit të transferimit”, thuhet në njoftimin e PSV-së.

Besohet se shuma e transferimit do të jetë afro 100 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Gakpo po shkëlqen në këtë edicion, sidomos me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror me Holandën, e që bëri që shumë skuadra të vihen pas tij – me Liverpoolin që ka siguruar tani shërbimet e tij.

PSV and @LFC have reached an agreement on the proposed transfer of Cody Gakpo.

The 23-year-old attacker will leave for England imminently where he will be subjected to the necessary formalities ahead of the completion of the transfer.

— PSV (@PSV) December 26, 2022
GakpoLiverpoolZyrtare

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions