Sporte tjera

Arrestohet ish-kampioni i UFC, rrahu për vdekje të dashurën se e tradhtoi

Arrestohet ish-kampioni i UFC, rrahu për vdekje të dashurën se e tradhtoi

Një ish-kampioni i UFC, amerikani Fil Baroni, është arrestuar nga policia në Meksikë pasi akuzohet se ka rrahur për vdekje të dashurën e tij. Baroni, i cili kishte garuar për herë të fundit në oktagon në vitin 2019, është arrestuar në San Panço në Meksikë në një hotel ku iu gjet i pajetë trupi i

Besnik Batusha

Një ish-kampioni i UFC, amerikani Fil Baroni, është arrestuar nga policia në Meksikë pasi akuzohet se ka rrahur për vdekje të dashurën e tij.

Baroni, i cili kishte garuar për herë të fundit në oktagon në vitin 2019, është arrestuar në San Panço në Meksikë në një hotel ku iu gjet i pajetë trupi i të dashurës së tij.

Sipas “Tribuna De La Bahia”, ish-sportisti i arteve marciale mikse, kishte nisur një zënkë me këtë të fundit pasi ajo i kishte zbuluar se e kishte tradhtuar. Raportohet se ai e kishte hedhur në dush, ku ajo kishte përplasur kokën duke u rrezuar në tokë.

Baroni pretendon se e ka ndihmuar të kthehet përsëri në shtrat dhe kishte dalë të blinte cigare dhe birrë sipas kërkesës së partneres. Por kur ishte kthyer në dhomë e kishte gjetur të pa ndjenja.

Ai kishte lajmëruar policinë e cila kur kishte mbërritur e kishte gjetur gruan të zhveshur në shtrat dhe pa shenja jete. Por të nxira në fytyrë dhe në trup tregonin se ajo kishte qenë viktimë e dhunës ndaj është ndaluar menjëherë Baroni me akuzën e vrasjes, teksa do të zhvillohet një autopsi e plotë për të zbuluar të vërtetën rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Fil BaroniUFC

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë