Futboll ndërkombëtar

Aubameyang kërkon rikthimin te Barcelona, është i gatshëm të luajë edhe për pagë shumë të ultë

Aubameyang kërkon rikthimin te Barcelona, është i gatshëm të luajë edhe për pagë shumë të ultë

Pierre Emerick Aubameyang po kërkon sërish largimin nga Liga Premier dhe rikthimin te Barcelona nëse është e mundur, pasi synimi i tij është të luajë në Spanjë për pjesën tjetër të sezonit. Sipas AS, futbollisti i është ofruar klubit Blaugrana për të ndihmuar skuadrën në rast se Memphis Dapay largohet në këtë afat kalimtar të

Besnik Batusha

Pierre Emerick Aubameyang po kërkon sërish largimin nga Liga Premier dhe rikthimin te Barcelona nëse është e mundur, pasi synimi i tij është të luajë në Spanjë për pjesën tjetër të sezonit.

Sipas AS, futbollisti i është ofruar klubit Blaugrana për të ndihmuar skuadrën në rast se Memphis Dapay largohet në këtë afat kalimtar të janarit dhe do të bënte gjithçka nga ana e tij për të zyrtarizuar rikthimin.

Ai madje do të ishte i gatshëm të luante pothuajse falas, sepse e kupton që e kishte gabim që u largua këtë verë.

Rikthimi i Aubameyang në Ligën Premier ka qenë dështim dhe sulmuesi nuk është rehat as me Chelsean, as me trajnerin e tij të ti Graham Potter.

Sulmuesi ka kërkuar të largohet pas nënshkrimit të Joao Felix, pasi ardhja e portugezit interpretohet si kapitulli i fundit i qëndrimit të tij në klubin londinez.

Ai e kupton situatën delikate në nivelin e pagave të klubit dhe do të ishte i gatshëm të merrte shumën maksimale që Barça mund të regjistrojë pas largimit të Memphis, pavarësisht se sa e ulët mund të jetë paga.

AubameyangBarcelona

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions