Futboll ndërkombëtar

Brazili kontakton Enriquen

Brazili kontakton Enriquen

Ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique, po shihet si kandidati potencial për ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Brazilit, ka njoftuar sajti “Sport” të enjten. Enrique tashmë është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Brazilit për ta zëvendësuar Titen në postin e trajnerit, i cili u largua pas Kupës së Botës “Katari 2022”. Brazili u eliminua

Besnik Batusha

Ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique, po shihet si kandidati potencial për ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Brazilit, ka njoftuar sajti “Sport” të enjten. Enrique tashmë është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Brazilit për ta zëvendësuar Titen në postin e trajnerit, i cili u largua pas Kupës së Botës “Katari 2022”.

Brazili u eliminua në çerekfinale të turneut të Katarit, ndërsa federata gjatë kësaj periudhe ka kontaktuar shumë trajner. Jose Mourinho, Pep Guardiola e Carlo Ancelotti kanë refuzuar mundësinë për ta marrë drejtimin e Brazilit, ndërsa thuhet se kontaktet e para me Enriquen ishin pozitive.

Edhe Enrique u largua pas Botërorit të Katarit, pasi u eliminua me Spanjën në 1/8 e finales. Enrique ka qenë për katër vjet në krye të Spanjës, ndërsa në nivel klubesh ka drejtuar Barcelonën, Celta Vigon dhe Romën.

BraziliEnrique

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions