Futboll ndërkombëtar

Chelsea ka shpenzuar dy herë më shumë se të gjitha klubet nga katër ligat kryesore së bashku

Chelsea ka shpenzuar dy herë më shumë se të gjitha klubet nga katër ligat kryesore së bashku

Chelsea zyrtarizoi ardhjen e Noni Madueke nga PSV Eindhoven, të cilin e pagoi 35 milionë euro, duke e bërë klubin holandez marrëveshjen e tretë më të madhe në histori. Ky është përforcimi i 14-të për klubin londinez që nga ardhja e Todd Boehly në Stamford Bridge dhe shuma e shpenzuar nga ajo periudhë është 460.5

Besnik Batusha

Chelsea zyrtarizoi ardhjen e Noni Madueke nga PSV Eindhoven, të cilin e pagoi 35 milionë euro, duke e bërë klubin holandez marrëveshjen e tretë më të madhe në histori.

Ky është përforcimi i 14-të për klubin londinez që nga ardhja e Todd Boehly në Stamford Bridge dhe shuma e shpenzuar nga ajo periudhë është 460.5 milionë euro.

Vetëm në 20 ditët e mëparshme, Chelsea solli gjashtë prej përforcimeve dhe shpenzoi 178.5 milionë euro për to.

Kjo vlerë është dy herë më shumë se e të gjitha klubeve nga pesë ligat e mbetura së bashku.

Përkatësisht, skuadrat nga La Liga shpenzuan 22.1 milionë euro, ndërsa ato nga Ligue 1 shpenzuan 16.6 milionë euro.

Bundesliga bleu në vlerë 34 milionë euro, Seria A në vlerë 9 milionë euro, që janë gjithsej 81.7 milionë euro.

Chelsea

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions